Është pranuar aktakuza e Prokurorisë speciale publike për lëndën “Tanku”.
Në këtë rast janë përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal për vepra të kryera nga shkurti i vitit 2012 deri më tetor 2012. përcjell Almakos.
“Ne rastin konkret ekziston dyshim i fuqishëm që dy personat, me qëllim që t’ia plotësojnë dëshirën kryeministrit të atëhershëm (Nikolla Gruevski- shënim i redaksisë) për blerë një lloj të veçantë të automjetit (Mercedes – shënim i redaksisë), e dyshuara e parë e ka nxitur të dyshuarin e dytë që të keqpërdor pozitën zyrtare gjatë furnizimit, për të zgjedhur në mënyrë jo-ligjore një operator ekomomik i cili do ta siguronte këtë automjet.
Më herët Jankullovska ka komentuar edhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e Katica Janevës dhe gjithë ekipit të saj duke i quajtur njerëz me integritet problematik.
“PSP ka hapur raste të shpikura dhe pa asnjë argument, vetëm e vetëm që të shpërqëndrojë vëmendjen nga fakti se po i plotësojnë porositë dhe dëshirat e LSDM-së. PSP mund të hapë edhe miliona raste të tjera të shpikura që janë prodhim i konstruksioneve, pa prova dhe argumente. Por, kjo nuk do t’i shndërrojë gënjeshtrat e tyre në të vërteta dhe nuk do ta fshehë nënshtrimin e tyre politik ndaj LSDM-së, dhe as nuk do të kompensojë mungesën e kapacitetit profesional, kredibilitetit moral, dhe integritetin problematik të Katica Janevës dhe ekipit të sajë partiak në PSP”./Almakos