Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka ftuar në bisedë ambasadoren e Republikës së Serbisë lidhur me prezencën e këshilltarit në Ambasadën e Republikës së Serbisë, Goran Zhivaljeviq, më 27 prill në kuvend gjatë kohës kur ushtrohej dhunë ndaj deputetëve, shkruan SHENJA.
Në bisedë, MPJ thekson se është shprehur pakënaqësia dhe brenga për shkak të prezencës së palejueshme të diplomatit të akredituar në Maqedoni, duke kërkuar sqarime detaje.
Nga MPJ, kanë thënë se ky aktivitet i personit në fjalë, nuk kontribuon në forcimin e besimit të ndërsjellët dhe në avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, gjë për të cilën angazhohen dy vendet. Organet e dy shteteve do të punojnë në zbardhjen dhe vërtetimin e të gjitha rrethanave për këtë rast, pas çka do të vijojnë aktivitetet konkrete në përputhje me ligjet dhe me të drejtën ndërkombëtare. /SHENJA/

