28 April
Prokuroria Publike Themelore informoi se tashmë punon në zbardhjen e ngjarjeve të mbrëmshme dhe hyrjen me dhunë në Kuvend si dhe sulmet e tmerrshme ndaj deputetëve. Në njoftimin e shkurt dërguar për mediat, prokuroria thekson se po i ndjek me vëmendje ngjarjet si dhe në vazhdimësi komunikojnë me policinë. “Në pajtim me kompetencat e veta, Prokuroria Publike do të veprojë në të gjitha rastet ku do të konstatohet ekzistim i elementeve të veprës së kryer penale dhe për çdonjërën ngjarje pas dokumentimit do të miratohet një vendim adekuat i Prokurorisë Publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.