Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka arritur të fitojë një vend këshilltari në komunën e Likovës. Kjo bëhet e ditur nga burime partiake, ndërsa pretendimet e tyre janë se ata kanë arritur që të sigurojnë një vend këshilltari në këshillin e ri të Likovës.
Kjo parti ka arritur që të sigurojë rreth 700 vota, duke ngelur vetëm 400 vota më pak se PDSH e cila pësoi debakël me mbi 1 mijë vota në komunën e Likovës.
PPD ka festuar mbrëmë në Likovë duke u ngazëllyer për arritjen e këtij rezultati, edhe pse kjo parti nuk ishte strukturuar fare në këtë komunë.
Derisa në komunat e tjera ku kanë konkurruar kjo parti sikur në ciklet e fundit ka pësuar rezultate katastrofale dhe tejet minore. Por kreu i kësaj partie theksoi se ka qenë kohë e shkurtër që kur kryesimin e kësaj partie e ka marrë Faton Aliti.