Jo zyrtarisht, mësohet se postat e Maqedonisë do të kenë drejtor të ri.
Drejtori i ri mësohet se do të jetë Isni Jakupi nga Gllumova e Shkupit, i cili shumë vite ka qenë drejtor i Fondit Pensional në Maqedoni dhe zëvendësdrejtor në Agjencin për punësim./Shigjeta.net/
Isni Jakupi do ta zëvendëson Fadis Rexhepin nga Arnaqia e Shkupit.Drejtori aktual mësohet se nuk ka arritur rezultat të mirë për shqiptarët, pasi në konkursin e fundit para disa muajsh, më shumë punësoi maqedonas, sesa shqiptar. Madje ende pozicionet kyce në Postë udhëhiqen nga maqedonasit, ndërsa shqiptarët kanë pozita tepër të ulëta./Shigjeta.net/
Ndërrimi i posteve jozyratisht mësohet se do të bëhet pa pëlqimin e Fadis Rexhepit, që njihet se është kuadër që e ka vendosur funksionari i lartë i BDI-së dhe ish nënkryetari i Parlamentit, Rafis Aliti./Shigjeta.net/
Nga ana tjetër, Isni Jakupi flitet se ka qenë kreatori kryesor që BDI I ka fituar zgjedhjet në komunën e Sarajit./Shigjeta.net/