Melisa Zekaj, vajza e Val Zekajt të Grupit të Kumanovës, ka dërguar te Gazeta Lajm një pjesëtë ditarit të motrës së vet 7 vjeçare, Bardha Zekaj. “Dua babi të kthehet në shtëpi nga burgu, sepse e dua shumë”, ka shkruar Bardha 7 vjeçare te rubrika e dëshirave në ditar. Kurse te këngët e preferuara ka shkruar këngën ” Babi pse brengosesh, kur unë jam krenare, që jam bija jote, e që jam shqiptare”, të kënduar në kohën e regjimit të Millosheviqit, nga këngëtari i njohur Sinan Vllasaliut.
“Shfletova pak ditarin e Bardhes (motrës time).
Shkela privatesi dhe Bardha po me lejone me postu.
Per ju qe nuk e kuptoni se cfare ka shkru:
1. “Deshira ime me e madhe eshte per te ardhur babai im nga burgu sepse e dua shume”
2. “Kenga e preferuar:
• Babi pse brengosesh kur une jam krenare qe jam bija jote e qe jam shqiptare.
– Nje dhurate nje kukull ta kisha dhuruar por e sheh moj bija ime se na kane roberuar”. Terfili i Bardhes per mua eshte drejtesia dhe shteti. Vetem zbardhja e rastit dhe vendosja e drejtesise ne vendin e duhur mund te ja permbushin Bardhes deshiren”, ka deklaruar për Gazetën Lajm, Melisa Zekaj, duke treguar për atë që ka shkruar në ditar motra e saj Bardha.