Transparenca aktive në një vend është armiku më i madh i lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, ndërsa tek fqinjët si Ballkan Perëndimor bashkëpunimi aktiv i mediave është kyç si asnjëherë deri më tani për të mposhtur trendet e dezinformimit agresiv.
Këtë e theksoi ministri pa portofol për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski në fjalimin në sesionin e shtatë të seminarit të 98. ROS-ROT kushtuar temës “Gjendja në peizazhin mediatik të Ballkanit Perëndimor: Ndikimi i dezinformatave dhe informatave të rrejshme në krijimin e opinionit publik.
Sipas Popovskit, çelësi për mbrojtje nga lajmet e rrejshme dhe dezinformatat është në profesionin e gazetarisë jo vetëm në nivel kombëtar, por dhe në nivel rajonal, nëpërmjet vetë- rregullimit dhe lëvizjes drejt standardeve dhe vlerave etike. Qeveritë dhe të gjitha subjektet politike duhet t’i mbështesin këto standarde, theksoi Popovski, duke pohuar se trendi i përhapjes së lajmeve tronditëse, dezinformatave si në nivel kombëtar ashtu dhe rajonal është minuesi më i madh i aspiratave demokratike, reformatore dhe euroatlantike të rajonit.
Sipas Popovskit, gjendja e mediave në Ballkanin Perëndimor për fat të keq dhe pavarësisht të gjitha indikacioneve sipas indeksit të Reporterëve pa Kufij mund të përshkruhet si shqetësuese apo seriozisht shqetësuese, ndërsa bashkëpunimi është në nivel të ulët.
Ai përsëriti dhe aktivitetet e ndërmarra dhe angazhimin për reforma në hapësirën mediatike, përfshirë dhe shërbimet publike, dhe i bëri thirrje opozitës të kyçet dhe të përkrahë ligjin për media që është në procedurë parlamentare me të cilin duhet të mundësohen ndryshime.
“Apeloj të gjitha strukturat politike të përkrahin këtë ligj, sepse është i mbështetur nga mjedisi mediatik dhe nga qytetarët dhe nuk ka nevojë këtu politika të intervenojë shumë”, theksoi Popovski.