igji i mediave ka ngecur në komisionin për Transport dhe Lidhje. Opozita dhe shumica ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shqyrtimin e 66 amendamenteve të mbetura. Ministri pa resor i angazhuar për komunikim dhe transparencë, Robert Popovski thotë se kryetarja e komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk po e vendos më ligjin për media si pikë e rendit të ditës, me qëllim që të mos shkarkohen anëtarët e nga këshilli i RTVM-së dhe Agjencisë së mediave të zgjedhur në kohën e VMRO-së. Për zgjidhjen e ngërçit, Popovski kërkoi ndihmën e mediave.
“Ministër pa resor për komunikim dhe transparencë“Ne prisnim që me procedurë të shpejt të kalonte ligji, të gjithë kanë të drejtën e amendamenteve, por gjithmonë me një debat të shkurt dhe efikas deri tani ligji do të ishte miratuar. Kryetare e këtij komisioni është një deputete e VMRO-DPMNE-së. Jo vetëm se zhvillojnë debat të paarsyeshëm për propozime të çuditshme që i kanë përpiluar në formën e amendamenteve, por disa herë me radhë ligjin për media as nuk e vendosin si pikë të rendit të ditës. U bëj thirrje mediave që të bëjmë presion në interes të të gjithë neve që ai ligj të miratohet – deklaroi Robert Popovski, ministër i Komunikimeve dhe Transparencës.
Në VMRO mohojnë se po pengojnë ligjin edhe pse për shqyrtimin e 7 amendamenteve të tyre, janë dashur 6 seanca në komisionin amë. Opozita insiston në mos ndërrimin e anëtarëve të këshillit të RTVM-së dhe Agjencisë së medieve.
Opozita nuk ka qëllim që ta bllokoj ligjin për media. Jemi dëshmitarë se LSDM dëshiron ta shtyj me forcë ligjin në procedurat parlamentare. Unë mendoj se anëtarët e këshillit, njëjtë edhe në trupat tjerë të pavarur, nuk duhet të ndryshohen me ligj. Kjo është një veti e keqe e shtetit tonë – tha Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Për ligjin e medieve në Komisionin për Transport dhe Lidhje janë proceduar 73 amendamente, 12 prej të cilave nga shumica parlamentare. Deri tani është debatuar për 7 amendamentet e VMRO-së, por asnjëri nga amendamentet e shqyrtuara nuk është pranuar. Debati mbi amendamentet disa herë është devijuar në fyerje dhe akuza politike e personale./Alsat

