E ardhmja ekonomike e vendit në dhjetë vitet e ardhshme është e pasigurt bazuar në faktin se më shumë se gjysma e eksportit bazohet në industrinë automobilistike përkatësisht prodhimin e katalizatorëve për gazrat e shkarkimit, ka thënë profesori universitar Nikolla Popovski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.
– Advertisment –
Siç thotë ai, në 15 vitet e fundit gjigandët automobilistik kanë transformuar ndjeshëm teknologjinë e tyre, gjë që shtron pyetjen: çfarë mund të pritet në dekadën e ardhshme me ekonominë tonë më të madhe të orientuar në eksport.
“Prodhuesit e makinave kanë njoftuar të gjithë se do të kalojnë në makina elektrike në 10 vitet e ardhshme. Çfarë do të bëjë industria jonë e automobilave bazuar në katalizatorë Ne e kapëm këtë industri vonë…mund të humbasim mijëra vende pune,” shprehet Popovski.