03 April
Nikolla Poposki në kuadër të emisionit Zig Zag në TV Art, deklaroi se më në fund punët kanë marrë të mbarën dhe dialogu po zhvillohet atje ku edhe e ka vendin duke aluduar në debatin që po zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Pavarësisht faktit se deputetët e partisë së tij kanë bllokuar zgjedhjen e kryetarit, zv/kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.
“Si hap i parë duhet të jetë vendosja e rregullave fikse. Duhet marrëveshje për çështjet të cilat deri tani janë aplikuar pa marrëveshje. Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit, etj. Praktikë në gjithë vendet evropiane është që kryetari i Kuvendit t’u takojë partisë që fiton zgjedhjet”, deklaroi Nikolla Popovski.
Për Popovskin mënyra e vetme për tu tejkaluar kjo situatë është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.
“Afati më i shpejtë për zgjedhjet lokale mendoj se është në qershor ose korrik. Logjike është që njëkohësisht të mbahen edhe zgjedhjet lokale si e vetmja mënyrë që të tejkalohet kjo situatë”, tha Popovski.
Nëse duhet apo jo të ketë një Përzhino të re Popovski thotë se ato duhet të merren vesh mes veti për praktikat e ardhshme politike.
“Mendoj se jo. Perzhina nuk na i zgjidh problemet. Mendoj se duhet të merremi vesh mes nesh për praktikat e ardhshme politike. Edhe pas disa marrëveshjeve politike si Përzhina dhe zgjedhjet e reja Maqedonia nuk ka dalë nga kriza”, u shpreh Popovski.
Në pyetjen e gazetarit pse nuk kanë pasur seancë me Qeverinë e Shqipërisë përderisa disa here kanë pasur seance ndërqeveritare me atë të Serbisë Popovski tha se të paktën katër here i kanë dërguar ftesë Tiranës zyrtare për seancë ndërqeveritare por për arsye të ndryshme nuk është realizuar.