Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki i cili sot po merr pjesë në këshillin e 23-të ministror të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) që po mbahet në qytetin gjerman Hamburg sot deklaroi se tema kryesore të takimit, krahas Ukrainës, Sirisë, ishin kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar, të kthyerit nga Shteti islamik dhe kriza e refugjatëve.
Ai në margjina të këshillit ministror të OSBE-së në Hamburg pati takime me disa kolegë të tij ku tha se prej tyre mori mbështetje për përpjekjet të cilat i bën Maqedonia për të siguruar zgjedhje të drejta të cilat do të mundësojnë vazhdim të integrimeve euroatlantike.
Zëvendëskryeminsitri sot në këshillin ministror të OSBE-së pati fjalim në të cilin para kolegëve nga rreth pesëdhjetë vende anëtare të organizatës foli për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Maqedonia, Evropa Juglindore dhe Bashkimi Evropian, si rerziku nga terrorizmi dhe radikalizimi.
Poposki u bëri thirrje anëtareve të OSBE-së ta rrisin përpjekjen e përbashkët për preventivë dhe tejkalim të pasojave nga konfliktet për sigurinë ndërkombëtare. Me takimin ministror të OSBE-së në Hamburg përfundon kryesimi njëvjeçar i Gjermanisë. Kryesuesi i deritanishëm, shefi gjerman i diplomacisë, Frank-Valter Shtajnmajer pozitën e kryesuesit ia dorëzon minsitrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurc.