Nga ana tjetër shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në një intervistë për Juronjuz ka thënë se Rusia ka interesa të veta në Maqedoni dhe kjo është legjitime.
“Rusia ka interesat e saj dhe kjo është legjitime. Por pyetja e njëjtë mund të ju parashtrohet edhe vendeve aktuale anëtare të BE-së. Nuk ka të bëj me diçka që është ekskluzive vetëm për rajonin tonë ose vetëm për kandidatët ose vendet kandidate nga shtetet ballkanike”, ka deklaruar Poposki.