– Ideja e propagandës dhe dezinformimit është praktikisht për të gërryer vlerat demokratike dhe temat liberale në të cilat janë vendosur shoqëritë. Praktikisht është e mundur të rrëzosh një qeveri të tërë apo një shoqëri të tërë me një plumb të pashkrepur. Prandaj nuk duhet të tërhiqemi dhe nuk duhet të dorëzohemi. Nuk duhet të ndalemi këtu, duhet të kemi një qasje pak më strategjike si shtet, si anëtar i NATO-s dhe si kandidat për në BE, theksoi në një intervistë Vesna Poposka, dekane e Fakultetit Juridik në Universitetin “Vizion” në Gostivar për CIVIL Media.
“Situata me dezinformimin, për fat të keq, nuk mund të them se është duke u përmirësuar dhe nuk jam optimiste se diçka do të ndryshojë për mirë, përkundrazi, mendoj se do të jetë një nga mjetet kryesore strategjike për marrjen e pushtetit. Siç e dini, ka ndryshuar konteksti si i mjedisit të sigurisë ashtu edhe i luftës dhe mënyra se si vendet luftojnë me njëri-tjetrin apo arrijnë qëllime të caktuara strategjike, theksoi Poposka.
Ndër të tjera, ajo theksoi se kemi shembuj të shumtë të dëmit që mund të shkaktojë dezinformata, pandemia COVID ishte shembulli më i spikatur, tani në kontekstin e luftës ruso-ukrainase përballemi sërish me të njëjtat sfida. Por edhe në vendin tonë, sipas një studimi, problemi më i madh për dezinformimin apo burimi më i madh i dezinformatave janë partitë politike.
Sipas Poposkës, dezinformimi hyn në luftën hibride apo në mënyrën e re të kërcënimit. Një shembull i mrekullueshëm është rasti i vitit 2020 ku për shkak të një letre të falsifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjoja për shkak të trajtimit të dobët të krizës së COVID nga një vend i caktuar, forcat e ushtrisë u tërhoqën.
Këtu do të theksoja, veçanërisht në kontekstin tonë, ndikimin e të ashtuquajturve influencues dhe konkurrencën e pandershme ndërmjet shërbimeve mediatike që janë të regjistruara dhe pjesës së mediave të lira në internet”, tha Poposka.
Poposka më tej theksoi se gazetarët e kanë punën më të vështirë, prandaj është shumë e rëndësishme gazetaria cilësore. Marrja e informacionit të verifikuar dhe shërbimet e verifikimit të fakteve kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, ashtu si edhe edukimi mediatik, është e rëndësishme të qëndroni vigjilentë si qytetarë, si komunitet akademik ashtu edhe si komunitet mediatik.
“Nuk e di nëse do ta fitojmë atë betejë, por nuk duhet të heqim dorë nga përpjekjet për t’u përballur me problemin, sepse nëse tërhiqemi, veçse e kemi të humbur betejën”, tha Poposka.
Nazmi Abdurrahmani
Kamera dhe montazh: Arian Mehmeti