Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë pas raporteve të pakonfirmuara se raketat endacake ruse goditën një fermë në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona, transmeton rtv21.tv
Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ishte burimi për raportin rreth raketave që goditën një fermë polake, ku mbetën të vdekur dy persona.