Zyrtarja e lartë evropiane me origjinë gjermane, ish anëtarja e Bundestagut të Gjermanisë, ish deputetja e Parlamentit të Bashkimit Evropian dhe aktualisht kryetarja e forumit të gruas së Partisë Evropiane Popullor (EPP) ka bërë thirrje publike në përkrahje të kandidates së pavarur Danela Arsovska për kryetare të qytetit të Shkupit.
Shkupi më në fund meriton të marrë një grua për kryetare komune, një profesioniste dhe një menaxhere të dëshmuar. E cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve – Danela Arsovska. Një grua e re, e fortë dhe e përkushtuar profesioniste si Danela, mund dhe do të bëjë ndryshime për një Shkup më të mirë dhe modern. Danela Arsovskën e shoh si kryetare të ardhshme të fortë dhe të përkushtuar të Shkupit. E cila do të jetë në gjendje të zbatojë reformat e nevojshme, për të ofruar një qytet të fortë dhe funksional, infrastrukturë më të mirë dhe më shumë mundësi e shërbime lokale për të gjithë qytetarët. Kjo do të rikthejë besimin e qytetarëve tek institucionet, sistemi dhe politika. Si kryetare e Gruas PPE, e përgëzoj partinë tonë simotër VMRO për mbështetjen e kandidaturës së Danela Arsovska për kryetare të Shkupit. I uroj që të konfirmojë suksesin e saj të madh, fitoren e saj të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 31 tetorit. Gjithë te mirat!
Doris Pack njihet si zyrtare që ka ngriturin zërin për çështjet e femrës në përgjithësi, duke u bërë zë i tyre në Bundestag dhe në Parlamentin e BE-së. Përveç Pack, përkrahje për Arsovskën kanë dërguar edhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtar.