Pushtimi rus i Ukrainës, të cilin Moska e nisi saktësisht një vit më parë, nuk ka fund në horizont, ndërsa shumë kanë frikë se një përshkallëzim i konfliktit ende nuk do të pasojë. Në vitin e parë të luftës, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën, duke përfshirë mijëra civilë, miliona u bënë refugjatë dhe disa qytete u shkatërruan plotësisht.
Ekspertët paralajmërojnë se konflikti më i madh i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore mund të zvarritet me vite dhe po shtohet frika se ai mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.
Shifrat për numrin e ushtarëve të vdekur dhe të plagosur nga të dyja palët janë dukshëm të ndryshme dhe shkojnë mbi 100,000. Sipas të dhënave të OKB-së, që nga fillimi i pushtimit, rreth 8,000 civilë kanë vdekur dhe më shumë se 13,000 janë plagosur.
Pushtimi nga forcat ruse çoi gjithashtu në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas OKB-së, rreth tetë milionë njerëz janë detyruar të largohen nga Ukraina për shkak të konfliktit dhe më shumë se pesë milionë janë zhvendosur brenda vendit.
Për situatën në front dhe çfarë mendojnë ukrainasit për përvjetorin e kësaj beteje të pakuptimtë, portali “Lokalno” foli me politikanin ukrainas dhe ish të burgosur të luftës të Kremlinit, Roman Sushchenko. Ai na tha se aktualisht situata në vend është komplekse dhe e tensionuar./Lajmi i plotë.