22 May
Fëmijët me nevoja të posaçme dhe prindërit e tyre sot i tërhoqën tendat e vendosura prej të shtunës përpara Kuvendit. Ata thonë se ky qëndrim tre ditor në tenda, nuk solli rezultatet e pritura, pasi asnjë nga politikanët nuk shkoi për t’i vizituar. Prindërit paralajmërojnë se deri sa të merren parasysh kërkesat e tyre ata do të protestojnë në forma të ndryshme. Një ditë më parë LSDM-ja përmes një komunikate, u zotua se pas formimit të Qeverisë së re nevojat e kësaj kategorie të personave do të plotësohen.
Fëmijët tanë u rritën, nuk kemi kohë për të pritur. Le të kapin punën së bashku me ne dhe le të kryhen këto punë, sepse në të kundërtën çdo muaj në datën 20 do të jemi këtu. Këto tre ditë ne ishim këtu, sot është dita jonë e fundit askush nuk erdhi të na vizitojë por kjo nuk na bën përshtypje neve. Ne do qëndrojmë fortë pas kësaj nisme deri në zgjidhjen e problemeve tona. Pas formimit të Qeverisë së re, do të bëjmë një protestë paqësore nga e gjithë Maqedonia që të na shohin se sa jemi dhe me çfarë do të përballen dhe a do jenë të gatshëm të përballen me atë – u shpreh Suzana Stojanovska, prind i fëmijës me Doun Sindrom.
Alsat-M

