Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka deklaruar se figura e Ilir Meta është përdorur shpesh si objekt sulmesh politike, duke theksuar se “politika ia ka ‘veshur’ Metës të gjitha të këqijat”.
Sipas saj, kjo qasje ka qenë e qëllimshme dhe e ndikuar nga interesa të caktuara, për ta paraqitur atë si përgjegjës për zhvillime që nuk lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e tij. Malaj nënvizoi se në realitet, shumë prej akuzave kanë qenë të ekzagjeruara apo të pavërtetuara, ndërsa kërkoi një vlerësim më të drejtë dhe më objektiv të rolit të tij në politikën shqiptare./Almakos


