Hamdi Nuhiju
Këtyre ditëve është aktuale konflikti midis kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska me kryetarin e Komunës së Cairit, Visar Ganiu. Në sfond paraqiten kantat e bërllokut që e kanë mbushur Shkupin gjatë periudhës së mandatit të Arsovskës.
Arsovska e cila kur e nisi garën për qytetin e Shkupit kishte marrëveshje politike dhe përkrahje pikërisht në Cair. Dhe pikërisht atë marrëveshje e prishi me Ndërmarrjen Komunale për Higjienë, d.m.th. ndërmarrjen për bërllok. Opinioni i shumicës së qytetarëve të Shkupit është se në historinë e këtij qyteti nuk ka pasur kryetar komune më skandaloz se Danella Arsovska.
Në anën tjetër, Cairi është mbipopulluar nga trafiku dhe mos gjetja e zgjidhjeve për ta shpërfaqur atë shpirtin e pjesës më të vjetër të qytetit të Shkupit.
Faj kanë të gjithë, duke nisur pikërisht nga Danella Arsovska. Përveç qytetarëve të cilëve këtyre ditëve po shohin fragmanterizimin politik të bërllokut.
A bëhet politik me bërllok? Parashtroj pyetjen dikush nga fundi i skenës. Po, mundet, përderisa prapa Arsovskës dukshëm po qëndron një gardë e vjetër e cila në kakofoninë politike njihet me gjuhën e jeshilit.” E kemi hangër jeshil se nuk ka pasur tjetër cka me hangër”.
A do të ndryshoj Cairi në këto zgjedhje lokale? Sigurisht që do të ndryshoj! Ndryshimi do të nis nga Shkupi e do të vazhdoj me Cairin e në të gjitha cepet e Maqedonisë së Veriut.
Atëherë, Dude Balja mund të shëtitet nëpër Shkup në hapësira të pastra.