Polica ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me incidentin e mbrëmshëm, kur në Hasanbeg të Shkupit është sulmuar një veturë Mercedes me 30 plumba.
Sipas policisë, i plagosur në këtë rast ka mbetur një 22 vjeçar nga fshati Luboten, transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 24.09.2018 në ora 00,20 nga Spitali i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup është denoncuar se tek ata është sjellur J.B. (22) nga fshati Luboten i Shkupit me lëndime nga armë zjarri.
Deri sa ai ka lëvizur në rrugën ‘Alija Avdoviq’ me veturë ‘Mercedes’ persona të panjohur kanë gjuajtur drejt veturës së tij, me ç’rast ka marrë plagë në gjoks.
Me veturë tjetër ai është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’, e më pas në kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’. PO ndërmerren masa për ndriçim të rastit”, njoftoi MPB.