Pas kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi, policia ia ka marrë aparatin celular (telefonin) edhe një deputeti tjetër, raporton Dojçe Vele në gjuhën maqedonase. Sipas DV-së, bëhet fjalë për ish kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, shtëpia e të cilit poashtu është bastisur, transmeton Gazeta Lajm.
“Supozohet se telefonat e konfiskuar mund të përmbajnë informacione për komunikime të caktuara, që do të ndihmonin në ndriçimin e ngjarjeve të 27 prillit, marrim vesh nga burime jozyrtare të hetuesisë”, raporton DV, duke shtuar se edhe celulari i Veljanovskit edhe ai i Memedit për momentin janë jashtë funksionit.
Disa mediume maqedonase shkruajnë se në shtëpitë e dy deputetëve janë futur njesitet speciale policore, të cilat kanë kryer bastisjen.