Policia serbe ka shperndarë një dokument sipas të cilit në rast të humbjes së opozitës së atjeshme, ata (opozita) do të organizojnë protesta dhe bllokadë në Beograd. Dokumentin para mediumeve e ka paraqitur lideri opozitar, Dragan Gjilas, raporton Tv Telma nga Beogradi.
Në dokument mes tjerash thuhet se në rast të humbjes, tifozë nga Mali i Zi, Bosnja, Kroacia por edhe tifozë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, do tu bashkangjiten tifozëve të klubit serb “Partizan” për ta bllokuar Beogradin, transmeton Almakos.
Lideri opozitar në fakt ka shprehur dyshime se bëhet fjalë për skenar të përgatitur nga pushteti i Vuçiqit dhe për këtë ka informuar ambasadat e huaja në Beograd.
LINKU i tekstit në gjuhën serbe.
Ndryshe Zgjedhjet në Serbi janë duke u përcjell me shumë incidente, ku ka pasur edhe rrahje në vende të caktuara.
Fillimisht ishte raportuar për rrahje mes punonjësve të një qendre votimi në Novi Pazar, transmeton Telegrafi.
E tani edhe në Beograd, ku lideri i Lëvizjes Qytetare (PSG) Pavlle Grboviq ishte viktimë e një grupi të rinjsh që e grushtuan e shqelmuan.
Fillimisht fjalët e tij ishin vetëm pretendime, por pas publikimit të pamjeve shihet se Grboviq ishte viktimë e një sulmi që ndodhi para një qendre votimi.
Megjithatë policia në Serbi ka bërë të ditur se po heton rastin.