Shit-blerja e armëve nëpër rrjete sociale është ilegale, por edhe përskaj kësaj në vendin tone kjo dukuri vazhdon të praktikohet shumë shpesh nga personat që posedojnë armë. Kur ata duan armën që e posedojnë me leje dhe kërkojnë blerës, këtë e bëjnë përmes rrjeteve sociale si facebook po edhe faqe të tjera të specializuara për shit-blerje. Sipas rregullores së MPB-së ai që shet ose ndërmjetëson shit-blerjen e armës, municionit, apo eksplozivit në mënyrë ilegale, rrezikon të dënohet me burgim nga 1 deri më 5 vjet.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se konform ligjit armët, mund tu shiten ose mund të blihen vetëm nga personat që posedojnë leje për armë, dhe e njëjta duhet të bëhet nëpërmes marrëveshjes së noterizuar. Për fenomenin e lartë përmendur nga MPB thonë se janë zbuluar disa raste dhe kundër personave në fjalë janë ngritur padi penale.
“Nga kërkimet e bëra, nëpër faqet e internetit kemi arritur në përfundim se ka disa persona të cilët bëjnë shitjen ilegale të armëve, armë të cilët i takojnë kategorisë C në ligjin për armë. Si ”, thonë nga policia.
Ata thonë se shit-blerja e armëve mund të bëhet vetëm nëpërmes marrëveshjes me shkrim.
“Marrëveshja duhet të jetë e noterizuar, dhe duhet të përmbajë emër, mbiemër, datëlindje, numër amze të personit në fjalë, numrin personal nga pasaporta ose letërnjoftimi, adresa e banimit”, thonë nga MPB, duke shtuar se përpos kërkesave të lartë përmendura, në marrëveshje duhet të shënohet edhe lloji, numri i prodhimit dhe emri i armës që shet eventualisht blenë personi.
Nga zyra e Ministrisë për Punë të Brendshme thonë se blerësi I armës ka afat 8 ditë nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes në noter për ta paraqitur të njëjtën në organet e rendit që më pas e njëjta t’i nënshtrohet inspektimeve.
Mevludin Imeri
Almakos.com