Policia rrugore nuk do të heq dorë që bulevardet e pjesës Veriore të qytetit të Shkupit të jenë të qarkullueshme duke mos lejuar parkimin e makinave. Ditëve të fundit policia rrugore ka qenë e pranishme tërë kohën në tre bulevardet e kësaj pjese të qytetit, si[ është bulevardi i Bit pazarit, të lagjes së Jahja Pashës dhe të rrugës së plastikave dhe nuk ka lejuar shoferët e pandërgjegjshëm tgë parkojnë makinat në bulevard.
Ka pasur raste kur shoferët janë ankuar për mungesën e parkingjeve, por policët rrugorë nuk kanë bërë kompromise dhe kanë detyruar ato të largojnë makinat nga bulevardet. Intervenimi i policisë ka mundësuar trafik pa pengesa në këtë pjesë të qytetit, edhepse disa shoferë e kanë pranuar se nuk duhet të parkojnë makinat në bulevarde, por janë ankuar se mungojnë parkingjet në këtë pjesë të qytetit.
Zëdhëndësi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Toni Angelovski thotë se nuk do të bëhen kompromise me zbatimin e ligjit. Makinat nuk do të lejohen të parkohen në bulevarde pavarësisht residetncës së disa shoferëve të pandërgjegjshëm. Angleovski thotë se qëllimi i aksioni nuk është për t’i dënuar qytetarët, por për të vendosur rend në ko,munikacion.
“MPB ka ndërmarrë masa të përforcuara dhe në periudhën e ardhëshme do të vazhdojmë me kështu masa, e gjithë kjo me qëllim që të vendosim rend në komunikacion. Qëllimi nuk është që ti dënojmë qytetarët por që ta përmisojmë sigurimin në komunikacion, dhe në këtë mënyrë të pengojmë aksidentet në komunikacion”, deklaroi Angelovski.
Ai thotë se policët rrugor gjatë zbatimimit të përiktë të ligjit nuk kanë dënuar asnjë nga qytetarët, por vetëm i kanë paralajmëruar dhe i kanë deturuar të largojnë veturat e parkuara nga rrugët kryesore të kësaj pjese të qytetit.
Përgatiti: Arbnora Memeti
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com