Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 290 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat. Prej tyre, 18 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse një makinë ka tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h më tepër nga e lejuara. Ndërkaq, 152 shoferë kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 128 jashtë zonave të banuara.
– Advertisements –