Një grup e qytetarëve protestojnë para Qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e Nikolla Gruevski. Të pranishmit kërkojnë dorëheqjen e ministri të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, por edhe paraburgim për Sasho Mijallkov, ish- drejtorin e DSK-së dhe kushëririn e Gruevskit.
Reagime të shumta shfaqi arratisja e Gruevskit, i cili gjendet në Budapest dhe kërkon azil.
Nga Ministria e Drejtësisë u deklaruan se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për ekstradim, që ku ju ka ardhur njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari.
Për ekstradimin e Gruevskit janë të nevojshme dokumentet nga gjykata, gjegjësisht vendim përfundimtar, ku gjykata çon vendimin e organit kompetent për ta bërë ekstradimin.
*********
Mbështetësit e nismës “Maqedonia Bllokon” sonte u drejtuan në fshatin Përzhino, drejt shtëpisë së ish-ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska Millevska, por nuk arritën të arrijnë deri te shtëpia e saj, sepse pjesëtarët e MPB-së, të cilët ishin të vendosur në fillimin e rrugës i ndaluan.
Protestuesit brohoritnin “Maqedoni, Maqedoni”.
Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev, i bëri thirrje ish-ministres të del nga shtëpia e saj dhe të pajtohet me qytetarët, dhe jo, siç tha ai, ata në Kuvend, sepse qëllimi i vetëm i tyre është ta shesin Republikën e Maqedonisë.
“Dil Beti, dil, nëse jo për diçka tjetër vetëm për shkak se je zoja e shtëpisë. Dil me popullin dhe prano letrën nga qytetarët”, tha Baçev.
Protestues gjithashtu lexuan letrën që javën e kaluar ua dhanë deputetëve tjerë që votuan për ndryshimet në Kuvend.

