Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për një rast të përfshirjes së minorenëve në botën e drogës, transmeton TV21.
Në Vrapçisht të rajonit të Gostivarit, gjatë ditës së djeshme policia ka ndaluar një fëmijë pasi i njëjti është kapur me pluhur droge dhe para.
“Më 01.08.2023 në ora 14.30 në Gostivar nëpunësit policorë të DPB në Gostivar kanë privuar nga liria një fëmijë nga fshati Vrapçisht, sepse tek ai është gjetur dhe marrë pluhur droge dhe para. Pas dokumentimit të rastit, për rastin do të vijojë shkresë përkatëse”, qëndron në buletinin e MPB-së.