Policia ka marrë në pyetje edhe tre persona në lidhje me dhunën në Kuvend.
“Më 05.05.2017 në bisedë zyrtare janë ftuar tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Nga ana e Prokurorit Publik janë dhënë drejtimet, pas mbarimit të kontrolleve të nevojshme dhe bisedave, personat janë lëshuar nga stacioni policor, ndërsa provat e grumbulluar për të njëjtit, në periudhën e ardhshme do të prezantohen në hapësirat e Prokurorisë Publike. Pas shqyrtimit të provave në Prokurorinë Publike, nga ana e tyre do të jepen drejtimi kur do të ngriten kallëzime penale dhe në çfarë mënyre do të sigurohen personat e njëjtë, në kuptimin se a do të ftohen apo do të privohen nga liria me urdhër paraprak të lëshuar nga Prokuroria Publike Themelore”, theksohet në komunikatën e MPB-së, përcjell SHENJA.
Nga MPB kanë njoftuar se ata po vazhdojnë me aktivitetet në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. /SHENJA/

