Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dhënë detaje për vrasjen e 78 vjeçares, ku si pasojë mbetën të lënduar edhe 2 persona të tjerë, përcjell SHENJA.
SPB Tetovë
“Rreth orës 03.55 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në një banesë në rrugën e ilindenit në Gostivar, ka persona të lënduar me mjet të fortë. Menjëherrë në vendin e ngjarjes ka dalë policia ku kanë gjetur 3 persona të lënduar në banesë edhe ate: 78 vjeçarja S.T, 54 vjeçarja S.R dhe 60 vjeçari B.R, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Gostivarit. Aty, 78 vjeçarja iu është nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë ndërsa dy personat tjerë janë mbajtur për kurim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin, sot ne orën 05.45 është privuar nga liria një person i moshës 46 vjeçare nha Gostivari i cili dyshohet për involvim në këtë rast Prokurori publik dhe ekipi policorë kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po punohet pēr zbardhjet e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Ende nuk dihet motivi që çoi deri në vrasjen e 78 vjeçares.