Një person është plagosur mbrëmë si pasojë e një incidenti të armatosur që ka ndodhur në Studeniçan të Shkupit. Bëhet fjalë për një person me iniciale E. SH 28 vjeçar, për të cilin nga sektori për punë të brendshme thonë se ka qenë i qëlluar me armë zjarri nga personi me iniciale 41-vjeçari K.A. Nga policia thonë se ngjarjes i ka paraprirë një përleshje fizike mes dy personave në fjalë, përcjell Shenja.
SEKTORI PËR PUNË TË BRENDSHME SHKUP
“Më 18.06.2018 rreth orës 20:30 në sektorin për punë të brendshme Shkup, është paraqitur se në fshatin Studeniçan të Shkupit, E. SH. (28) nga fshati Marinë është gjetur me lëndime nga armë zjarri. Ai është gjuajtur disa herë nga armë zjarri nga personi K.A (41) nga Studenicani nga një makinë në lëvizje. Ngjarjes i ka paraprirë një rrahje mes dy personave. E.SH me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’.
Pyetëm tek spitali “Nëna Terezë” për gjendjen shëndetësore të pacientit, megjithatë deri në këto momente nuk kemi akoma përgjigje”.
Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa mësohet se personi që ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhen e plotë të rastit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e incidentit të armatosur.

