Një 24-vjeçare ka mbetur e vdekur ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një vetaksidenti në Polluzhë të Drenasit.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:43, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Fsh. Polluzhe, Drenas 01.06.2025-14:43.
Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku, ku si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar vetë vozitësi, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka mbetur e vdekur.
Njësitë përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.