MPB njofton se me 4 mars 2025, rreth orës 10:20, në një lokal në Tetovë, policia nga Byroja për Siguri Publike e MPB-së ka arrestuar XH.D. (56) nga fshati Gajre, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde”, sipas nenit 260 të Kodit Penal.
Gjatë një kontrolli në lokal, policia ka inspektuar disa persona dhe te J.D. janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta të ndryshme, një listë me borxhlinj dhe sende të tjera që lidhen me veprën penale.
Më pas, me urdhër gjykate dhe në prani të avokatit, bashkëshortes dhe vëllait të tij, janë kryer kontrolle në dy apartamente të tij në Tetovë dhe në shtëpinë familjare në Gajre. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta të ndryshme, fletore me lista borxhesh dhe numra telefoni, tre laptopë, telefona celularë dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me veprimtarinë kriminale.
J.D. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas përfundimit të hetimeve, ndaj tij do të ngritet padi përkatëse.