Një grup anarkistësh janë përleshur mbrëmë me policinë greke në qendër të Athinës, lajmëron DPA.
Aktivistët majtistë kanë djegur kontejnerë dhe kanë gjuajtur me gurë dhe koktej molotov ndaj policëve.
Përleshjet kanë ndodhur në afërsi të Universitetit politeknik, në lagjen Ekzarhija, e cila rregullisht bëhet arenë e trazirave dhe konsiderohet si çerdhe e anarkizmit.
Anarkistët filluan të ndalojnë autobusë nga transporti urban, t’i zbresin shoferët dhe udhëtarët dhe pastaj të djegin mjete transportuese.
Deri sot në mëngjes është vendosur rend në qendër të kryeqytetin grek.
Powered by WPeMatico

