Sipas informacioneve jozyrtare marrim vesh se, policia financiare ditë më parë ka kryer hetime brenda komunës Zhelinë, gjersa askush nuk është prononcuar ende për këtë rast.
Ditë më parë, kryetari i komunës Zhelinë, Blerim Sejdiu nga fshati Kapërçindoll, në profilin e tij facebook kishte shkruar se: ‘’ ndjena më e mirë është kur je i pastër nga çdo hipotekë’’, duke mos apostrofuar asgjë në lidhje me rastin e kontrollit që është kryer nga policia financiare.
Asnjë përfaqësues i komunës deri më tani nuk është prononcuar në lidhje me rastin./ Tetovasot

