Një muaj nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk i kanë gjetur personat që kanë shtënë me kallashnikov gjatë festimit të fitores së BDI-së në Çair dhe Saraj,shkruan Almakos.
Nga policia për Almakos njoftojnë se shërbimet policore në Shkup kanë marrë në pyetje katër persona, por se ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e vërtetë. Ata thonë se nga prokurori përgjegjës kanë kërkuar video inçizimet nga kamerat, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të cilët kanë shtënë me kallashnikov. Kjo lloj arme është e ndaluar ta posedojnë qytetarët andaj edhe për të nuk mund të marrin, sepse trajtohet si armë ofesnive luftarake.
Në përgjigjën zyrtare që morëm nga MPB thuhet se kjo ministri po punon ne zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e autorëve.
Të shtënat me armë kallashnikov në vend publik kategorizohet si vepër e rëndë penale, që sipas Kodit penal dënohet me burgim.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, parashihet dënim me burg prej 3-7 vjet nëse arma më të cilën është shtënë ka qenë pa leje, pasi një detaj i tillë veprën e kalon nga kundërvajtje, në penale.
Një muaj më parë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, tha se ai personalisht dënon një akt të tillë dhe se do të punohet për këtë rast deri sa i njëjti të zbardhet plotësisht.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com