Nëpunësit e policisë në Stacionin policor të Tetovës për siguri në trafikun rrugor në koordinim dhe bashkëveprim me më shumë shërbime inspektuese në njëzet ditët e ardhshme do të angazhohen në pastrimin e sipërfaqeve publike qarkulluese në Tetovë nga uzurpues vullnetarë për qëllime tregtare, hotelierike dhe të tjera, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Gjobat për uzurpimet e këtilla arrijnë 300 euro në kundërvlerë të denarit për persona fizikë, 2.000 euro për persona juridikë dhe plus 600 euro për personat përgjegjës.
Nga policia presin se me këto aktivitete do të kontribuohet për rend dhe siguri më të madhe në rrugët dhe trotuaret e Tetovës në vigjilje të ardhjes së mërgimtarëve që zakonisht rritet frekuenca e përgjithshme e qarkullimit në rajonin e Tetovës dhe më gjerë.