Në fundjavën e kaluar (04 dhe 05 mars), zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë mbajtur takime me përgjegjës të gjithsej 21 objekteve hoteliere (hotele dhe motele) që veprojnë në rajonin Tetovë-Gostivar informon Tetovasot. Në kuadër të këtyre takimeve të mbajtura nga Departamenti i Parandalimit, punonjësit e policisë i njohën ata më për së afërmi me dispozitat e Ligjit për të Huajt dhe me domosdoshmërinë e respektimit të plotë dhe të qëndrueshëm të tyre, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për regjistrimin dhe ç’regjistrimin e shtetasve të huaj dhe rregullimi i qëndrimit të tyre në zonë. Ata u njoftuan edhe për implikimet ligjore nëse nuk respektojnë dispozitat në fuqi, ndërsa hotelierët shprehën gatishmëri të plotë për zbatimin e dispozitave ligjore edhe në të ardhmen.
Javën e kaluar në Gostivar janë organizuar takime të tilla me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe klubeve sportive ku studiojnë apo performojnë të huajt.TS
Data 15.09.2026
Aktuale
- Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat, 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës
- Afrika e Jugut, 21 të vdekur në një sulm me makinë-bombë
- Gjykata e Lartë e SHBA bllokon Trump, bie plani për kufizimin e votimit me postë në zgjedhjet e mesmandatit
- Anthropic propozon metodën e mbylljes së plotë të inteligjencës artificiale: Mund të bëhet i detyrueshëm me ligj
- Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese
- Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin
- Presidenti turk: Pakti i mbrojtjes i Mekës i dërgon sinjal botës islame
- Për herë të parë pas rrahjes së Edit, reagon më në fund Jozi, jep lajmin që askush nuk e priste



