Policia e ka konfirmuar se në disa lokacione në veri të Mitrovicës janë vendosur pamflete me përmbajtje të urrejtjes.
Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani tha për Klankosova.tv se me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti iniciohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.
“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti inciohet si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani për Klankosova.tv.