Zyra e jashtme kriminalisitike në Prilep ka ngritur padi ndaj personit M.S. (38) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “vjedhje e rëndë” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe kundër personave M.N. (28) nga fshati Rramanli, Kumanovë, A.L. (34) nga Shkupi dhe A.S. (28) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “vjedhje e rëndë”.
Më datë 16 tetor, pasi kanë kryer vjehdje të rëndë në fshatin Llazhan, ata janë nisur në drejtim të Debreshtës ku kanë kryer vjedhje në shtëpinë e E.I. kur E.I është kthyer dhe ka vërejtur se është kryer vjedhje, bashkë me dy persona tjerë kanë filluar të pyersinnë fshat se kush e ka kryer vjedhjen me çrast e kanë vërejtur veturën “Golf” në të cilën kanë qenë personat e paraqitur, shkrun Gazeta Lajm.
Pasi E.I. u është paraqitur personave të dyshuar për vjedhjen, i pandehuri i parë ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur një herë. E.I. ëhstë frikësuar dhe është larguar me veturën e tij, kurse i pandehuri i parë ka gjuajtur edhe një plumb, me të cilin e ka qëlluar veturën në anën e majtë.