Nga MPB-ja njoftojnë se në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, dje në orën 21:30, gjatë kontrollit të pasaportës, është zbuluar se dokumenti i udhëtimit i T.R. (49) nga Republika e Shqipërisë është falsifikuar, gjegjësisht qëllimisht është dëmtuar apo shqyer një faqe e pasaportës dhe është ngjitur një pjesë e një pasaporte tjetër.
T.R. (49) është privuar nga liria dhe është dorëzuar në SPB-në në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.