Sot (02.06.2023) në ora 12:30 në kryqëzimin Demir Kapi, një shërbim patrullimi nga stacioni policor i mbikëqyrjes kufitare i ka dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, automjeti nuk është ndalur por ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Negotinës. Pas veprimeve të ndërmarra nga ana e policisë në orën 12:50 në kryqëzimin e Negotinës, vetura është ndalur nga një tjetër shërbim patrullues së Stacionit Policor dhe në të janë gjetur 2 emigrantë nga Siria. A.N. nga Shkupi, i cili drejtonte veturën është arrestuar, ndërsa është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse, ndërsa emigrantët e paligjshëm do të transferohen në qendrën e emigrantëve.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Rritja e çmimit të naftës, Shoqatat e Transportit: Na kompensoni dhe na hiqni TVSH-në! Do reduktojmë me 30% numrin e autobusëve
- Janevska: Fëmijët që të vegjël duhet të edukohen se nuk ka asgjë tërheqëse në mbajtjen e armëve
- Gjyqi për dosjen Veliaj, avokati Ndreca: Prokuroria i ka dorëzuar aktet në qeli pa respektuar procedurën dhe pa asistencën e mbrojtësit!
- (VIDEO) Mickoski: Nuk ka kushte për të hap kushtetutën, reagon Taravari
- (VIDEO) Nafta drejt 100 denarëve, qeveria flet për stabilitet, opozita për krizë
- “Pastrim” në MPB–1/3 e drejtuesve jashtë loje! Mickoski dhe Toshkovski garantojnë balancë etnike
- Siljanovska-Davkova pas takimit me homologun kroat: Nuk ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues
- Shtyhet seanca për Veliajn, GJKKO pranon legjitimimin e Plarent Ndrecës si avokat të tij


