Nga mesi i kësaj jave, në qytetin e Tetovës dhe të Gostivarit do të fillojnë manifestimet e maturës, kurse më vonë edhe të gjysëmmaturës, të cilat me padurim i presin nxënësit e viteve të katërta të shkollave të mesme, dhe të nëntëvjeçarët e këtij rajoni. Prej kësaj edhe kanë filluar pregaditjet për këto mbrëmje.
Me qëllim që manifestimet të kalojnë të sigurta dhe pa probleme, SPB Tetovë, apelonë deri te Maturantët të përmbahen dhe të mos i shfrytëzojnë veturat e tyre ose të prindërve të tyre, për transport deri te objektet hotelerike, dhe nëse vërtetë kanë vendosur ti shfrztëzojnë veturat, këtë ta bëjnë vetëm në qoftë se posedojnë leje për vozitje, dhe të mosë ulen prapa timonit nën gjendje të alkoholizuar, ose pa shoqërues më të vjetër. Kjo e fundit më së shumti vlenë për vozitësit amatorë.
SPB Tetovë paralajmëron maturantët ti marin me seriozitet dhe tu përmbahen këtyre paralajmërimeve qëllim mira, preventive dhe apelojnë që me ndërgjeqësi dhe përgjeqsi ti respektojnë, parasëgjithash për shkak të sigurisë së tyre personale. Dhe jo vetëm këtë, por edhe festimet e maturës të kalojnë pa incidente, aksidente në komunikacion, dhe raste apo paraqitje tjera të padëshiruara.