Një 24-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 01:00 pas incidentit me armë zjarri në një restaurant në fshatin Sibovc të Podujevës, ku dyshohet se ka shtënë gjatë një ahengu familjar.
Policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar armën dhe pas veprimeve procedurale, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale.
Ai dyshohet për veprat penale:
Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm, dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.