Zhvillime dramatike në policinë e Kumanovës. Pjesëtarë të policisë që janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së, kanë bastisur shtëpinë e kryeshefit të policisë që është nga radhët e LSDM-së, njoftojnë ekskluzivisht për Gazetën Lajm burime policore. Sipas tyre, kryeshefi akuzohet për kqpërdorim të pozitës zyrtare dhe agjitim për LSDM-në. Në Kumanovë sonte ka ndeshje basketbollistike dhe policët e afërt me LSDM-në bashkë me tifozë kanë paralajmëruar protesta para Stacionit Policor në Kumanovë. Ndryshe prej mbremë Oliver Spasovski nuk është më ministër i brendshëm, por ky dikaster prap udhëhiqet nga BDI dhe VMRO. Situata në Kumanovë marrim vesh se sonte ka alarmuar edhe diplomatët në Shkup.
Data 18.03.2026
Aktuale
- Saranda Imeri i kundërpërgjigjet Blerim Bexhetit: Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet!
- Aksion i koordinuar për pastrimin e hapësirave publike në Çair
- Blerim Bexheti: Gashi njejtë si Kostadinovski, SMS-të po i dërgon vetëm në maqedonisht!
- (VIDEO) Baush: Duhet ndërhyrje e fuqishme qeveritare për kontrollin e çmimeve
- Nga Eldi Dizdari te Dritan Rexhepi, “mbretëria” e kokainës që vendos nga Dubai! Zbulohen pasuritë dhe rrjetet e fshehta kriminale shqiptare
- UNDP do të ndihmojë Qytetin e Shkupit në tre projekte të rëndësishme
- Tifo grupi “Vojvodët” në Tetovë: Nuk jemi përfshirë në asnjë incident, dikush po tenton të krijoj skenare
- “Streha e krimit në Dubai”- Bosët shqiptarë që vijojnë të sfidojnë drejtësinë, nga ekstradimet te “të paprekshmit”

