Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kreu i BDI-së Ali Ahmeti bëri një deklaratë se ata kishin rënë dakord të shkonin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale dhe pas takimit i’u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, transmeton InfoShqip.
Pyetjeve që ju bënë në gjuhën maqedonase Ali Ahmeti iu përgjigj të gjithave në gjuhën shqipe, dhe Bujar Osmani i përkthente ato, por në pyetjen e fundit për të komentuar mbi nënkryeatrin e LSDM-së Muhamed Zekiri, Ahmeti ktheu përgjigje në një maqedonishte të pastër.
“Takimin e kisha me kryetarin LSDM-së dhe jo me nënkryetarin”, shkurtimisht u përgjigj Ahmeti, pas së cilës ai u largua./InfoShqip.com

