Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup, në maj të vitit 2024 e filluan fushatën “Mbaj helmetë”. Kjo fushatë realizohet duke shpërndarë material edukativo-reklamues dhe aktivitete edukativo-parandaluese në më shumë qytete.
Fushata “Mbaj helmetë” u dedikohet kryesisht personave që vozitin motoçikletë, biçikletë dhe trotinet, dhe pjesëmarrjen e tyre të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit mbi respektimin e rregullave të komunikacionit, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (kryesisht helmetën mbrojtëse) dhe rritjen e sigurisë së motoçiklistëve, çiklistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacionin rrugor.