Elsa Bita, aktiviste e Partisë Demokratike në Divjakë, raportohet se është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën duke marrë pjesë në disa takime elektorale. “Më rrahu shefi komisariatit se po filmoja sot takim elektoral të PS”, shprehet Bita nga spitali.



