“Jam në hall, e pranoj se jam në hall të madh…”. Këtë e ka thënë mes tjerash kryetari i i BDI-së Ali Ahmeti, në intervistën e dhënë në emisionin “Klik Plus” në Tv 21. Udhëheqësi i emisionit Fatmir Aliu edhe një herë u dëshmua si moderator i shkëlqyeshëm, por vetëm në këtë rast lëshoi të pyesë Ahmetin se në çfarë halli gjendet dhe nëse është ai në hall personalisht, apo është në hall BDI-ja.
Parashtrohet pyetja nëse Ahmetin po nxen haku i Gazetës Lajm për shkak të padive që ka ngritur kundër nesh, përmes të cilave kërkon 50 mijë euro. Edhe pse në opinion vazhdimisht shitet si patriot që kërkon zyrtarizim të gjuhës shqipe, Ali Ahmeti dhe BDI-ja paditë na i kanë dërguar maqedonisht.