Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka ngrirë bashkëpunimin me Komisionin Antikorrupsion ndërsa anëtarët i quajti të papërgjegjshëm, përcjell TV21. Kjo vjen pasi Antikorrupsioni dje prezantoi skemë për abuzimet gjatë shpërndarjes së pronës së konfiskuar të biznesmenit Sead Koçan për rastin Trust duke thënë se është e papërgjegjshme që të prezantohen skema dhe iniciativa për lëndë për të cilën ende po zgjat procedura.
Nga Prokuroria thonë se konkluzionet e Komisionit në lidhje me pronën e Transmet aspak nuk i kanë marrë parasysh aktvendimet e plotfuqishme të Gjykatës së Apelit me të cilat marrëveshjet për transferimin e pronës së Transmet, në emrin e Pucko Petrol, janë shpallur të pavlefshme në aspekt juridik.
Antikorrupsioni dje prezantoi një rrjetë të detajuar me shumë pjesëmarrës që kanë ndihmuar në rastin me konfiskimin e pronës të Transmetit. Shteti është dëmtuar me shuma milionëshe ndërsa ishin përfshirë prokurorë, gjykatës, noterë, përmbarues dhe vlerësues.
Pjesë e pronës që duhej të konfiskohej në rastin Trust është marrë nga kompani dhe banka duke shkaktuar dëm prej mbi 12 milionë eurove./tv21.tv