Ratko Mladiç u dënua me burgim të përjetshëm, ka thënë kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq në seancën e qeverisë, duke shprehur keqardhje se si Gjykata e Hagës nuk ndërlidhi kerun e atëhershëm shtetëror të Serbisë me autorët e krimeve në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, raporton AA.
Ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç, dje u dënua në Tribunalin e Hagës me dënim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe krimet e luftës të kryera në periudhën 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë.
Duke folur në lidhje me vendimin e Mlladiqit, Plenkoviq tha se konsideron se dënimi i përjetshëm është i përshtatshëm.
“Ndjejmë keqardhje që nuk pati ndërlidhshmëri me kreun e atëhershëm shtetëror të Serbisë që pa kurrfarë dyshimi ishte e përfshirë”, ka thënë Plenkoviq.
Ai poashtu shprehu keqardhje për faktin se në aktakuzë nuk ishin përfshirë krimet e Ratko Mladiqit të kryera në Kroaci.
Kryeministri kroat gjithashtu përkujtoi 26 vjetorin e rënies së Vukovarit dhe kolonës përkujtimore në të cilën mori pjesë i shoqëruar nga disa ministra të Qeverisë, me ç’rast vlerësoi se Dita përkujtimore e viktimave të Vukovarit u shënua me dinjitet.
Plenkoviq tha se seanca e ardhshme e qeverisë kroate do të mbahet në Osijek duke shtuar se zhvillimi i lindjes së vendit dhe i Sllavonisë është prioritet i rëndësishëm i kësaj qeverie.